|
Article on other languages:
|
Krijimi i Adamit nga Mikelangjelo. Afresk nga Kapela Sistine (1511); një nga veprat artistike më të njohura të botës.
Perëndia në fetë dhe filozofitë monoteiste, është qenia hyjnore, e përsosur, më e lartë, e amshuar, e pakufishme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, dhe e gjithëpranishme, krijuesi dhe drejtuesi i gjithësisë. Përkufizimet mbi Perëndinë mund të ndryshojnë në vende e popuj të ndryshëm. Perëndia përshkruhet nga teologët si një qenie personale, patrup, burimi i detyrimeve morale, dhe më e madhe që mund të përfytyrohet. Në filozofi janë zhvilluar shumë argumente që janë për dhe kundra ekzistencës së Perëndisë.
[redakto] Emrat e Perëndisë ndër fe të ndryshmeNë gjuhën shqipe emri "Perëndia" është i përveçëm dhe i përket gjinisë femërore, (në shumë gjuhë të tjera "Perëndia" i përket gjinisë mashkullore, si p.sh. në gjuhën latine Deus, në gjuhën angleze: God; gjuhën franceze: Dieu; gjuhën gjermane: Gott; gjuhën greke: Theos; gjuhën italiane: Dio, gjuhën ruse: Bog etj.) por sipas teologëve Perëndia nuk është qenie trupore që ka trajtë apo gjini. Megjithëkëtë Perëndia paraqitet shpesh në arte si një burrë plak, i thinjur me mjekër. Perëndia njihet në tradita të ndryshme fetare me emra të ndryshëm:
[redakto] Çështja e ekzistencës së PerëndisëJanë parashtruar si edhe hedhur poshtë shumë argumente për dhe kundra çështjes së ekzistencës së Perëndisë nga filozofë, teologë dhe mendimtarë të ndryshëm. Në terminolologjinë filozofike, argumente të tilla lidhen me shkollat e mendimit mbi epistimologjinë e ontologjisë së Perëndisë. Ka shumë tema filozofike që kanë të bëjnë me ekzistencën e Perëndisë. Disa përkufizime mbi Perëndinë janë aq të pacilësuara saqë diçka mund të ekzistojë që plotëson këto përkufizime, ndërsa përkufizime të tjera janë dukshëm vetëkundërshtuese. [redakto] Pikëpamja shkencore[redakto] Historia e monoteizmit[redakto] Monoteizmi dhe panteizmi[redakto] Shiko edhe[redakto] Lidhje të jashtme |
This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.