|
Ἡρόδοτος Ἁλικαρνᾱσσεύς (lexo:´Hrodotos ´Alikarnásýs i njohur si Herodoti} lindi në Halikarnas rreth vitit 484 dhe vdiq nga 425 p.e.s., ishte autor veprave antike të filozofisë që më vonë nga shumë shkencëtarë merren si pikënisje e punës së tyre.
Përndryshe Herodoti me udhëtimin e tij (të filluar rreth viteve 455-452 p.e.s.) nëpër Evropë, Azi dhe Afrikë merret edhe si babai i historisë. Në udhëtimin e tij, ai vizitoi edhe krahina të ndryshme të gadishullit ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë.
Gjatë qëndrimit të tij në Athinë ai afrohet me rrethin e Periliut dhe si duket vendosi të shkruajë veprën e tij Historia e Herodotit në nëntë libra.
Herodoti është i pari që krijoi një vepër të përgjithshme historike, të mbështetur mbi një kritikë historike, edhe pse kjo ishte një kritikë sipërfaqësore. Shumë të dhëna në veprat e tij janë vërtetuar edhe me të dhëna arkeologjike.
[redakto] Ilirët në veprat e Herodotit
Në veprat e Herodotit gjejmë të dhëna të shumta për pellazgët dhe ilirët. Herodoti është autori i parë i cili përmend emrin e ilirëve, këtu janë interesante edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi.
[redakto] Tituj të veprave
Historia e Herodotit - vepër e përbërë nga nëntë libra.
[redakto] Burim i të dhënave
|